Sali Berisha në seli, i biri para Kuvendit! Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës
Protestuesit e opozitës, pas rreth një ore qëndrimi para ambienteve të Kryeministrisë, janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku vijojnë përplasjet me efektivët e Policisë së Shtetit. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotov në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Para Kuvendit ndodhet edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit dhe liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me deputetë të tjerë demokratë. Ndërkohë, kryetari i PD-së Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë mësohet se janë drejtuar drejt selisë së Partisë Demokratike. Në protestë para Kuvendit janë të pranishëm gjithashtu Luçiano Boçi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe deputetë të tjerë të opozitës. Sakaq, raportohet se disa efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për...
Burimi:
vizionplus.tv