SafeJournalists e shqetësuar pas deklaratave per RTSH-në/ Rama: Po shtrembëroni qëndrimin tim

SafeJournalists e shqetësuar pas deklaratave per RTSH-në/ Rama: Po shtrembëroni qëndrimin tim

Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me transmetuesin publik RTSH. Në një deklaratë SafeJournalists “paralajmëron se lidhja e financimit ose e vetë ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik minon pavarësinë e saj dhe paraqet rreziqe për lirinë e medias. Ai thekson se mediat e shërbimit publik duhet të vlerësohen përmes reformave transparente dhe të bazuara ligjërisht, dhe jo përmes retorikës politike, veçanërisht në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku liria e medias dhe pavarësia institucionale janë standarde kyçe”. Kësaj deklarate i është përgjigjur në X kreu i qeverisë Edi Rama, i cili shprehet se kjo deklaratë është keqorientuese dhe se i janë shtrembëruar fjalët. Sipas Ramës vërejtjet e...