“Rruga u shemb!”/ Rama shkon urgjent në korridorin 8 dhe mbledh kompaninë ndërtuese

“Rruga u shemb!”/ Rama shkon urgjent në korridorin 8 dhe mbledh kompaninë ndërtuese

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim në segmentin e Korridorit rrugor 8 Librazhd–Prrenjas, duke vlerësuar nga afër progresin e punimeve dhe gjendjen aktuale të infrastrukturës. Vizita përfshiu edhe segmentin problematik ku ndodhi shembja e rrugës në zonën e Arrave të Gurres në Dragostunjë, një pjesë e cila ka sjellë shqetësime për qarkullimin dhe sigurinë e banorëve dhe udhëtarëve. Gjatë inspektimit, Kryeministri Rama zhvilloi një takim pune me drejtuesit e kompanisë që po kryen punimet në këtë zonë kritike. Në fokus të diskutimeve sipas burimeve te besueshme ishin sfidat teknike, afatet për përfundimin e punimeve dhe masat e sigurisë që duhet të ndërmerren për të garantuar stabilitetin e rrugës. Segmenti i Korridorit 8 Librazhd–Prrenjas ka rëndësi strategjike për lidhjen e zonave juglindore të vendit dhe...