Rruga drejt BE-së! Dhuka: Po punojmë për mbylljen e kapitujve, Shqipëria duhet të plotësojë 101 kushte

Rruga drejt BE-së! Dhuka: Po punojmë për mbylljen e kapitujve, Shqipëria duhet të plotësojë 101 kushte

Majlinda Dhuka TIRANË-Kryenegociatorja e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka njoftuar se vendi po punon tashmë për mbylljen e kapitujve. Gjatë fjalës së saj në tryezën qeveritare me praninë dhe të kryeministrit Edi Rama, Dhuka u shpreh se Shqipëria ka treguar konsistencë dhe vazhdimësi në rrugën e saj drejt familjes europiane, ku thekson se puna është komplekse. Kryenegociatorja ka njoftuar se Shqipërisë i janë dhënë tashmë 101 kushte për mbylljen e negociatave për 30/31 grupkapituj. Majlinda Dhuka: Ne kemi filluar përmbylljen e negociatave. Edhe gjatë vitit 2025 kemi punuar edhe për mbylljen e negociatave. Shqipëria është proaktive dhe kjo është arsyeja pse arrin që të lëvrojë gjithmonë në kohë të gjitha detyrimet. Sigurisht, puna është komplekse, që do të thotë se shtrihet në shumë...