“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë, infermierë dhe stafin teknik të spitaleve, ai mbajti edhe një fjalim nga Onkologjiku, ku deklaroi se do të garantohen me buxhetin e ri të gjitha medikamentet për pacientët e sëmurë, si dhe rimbursimi i 400 mijë pacientëve.  Ndërsa theksoi se ky takim bëhej “mes fëmijëve që po kalojnë festat nën kujdesin mjekësor dhe në Shërbimin Onkologjik, ku po rriten kapacitetet e trajtimit”, e zgjodhi këtë vend pikërisht për të ndarë urimin e fundvitit me mjekët, infermierët, ekipe të urgjencës mjekësore dhe specializantë, pasi ata kanë edhe pjesën e vështirë këtë fundviti, teksa ndodhen larg familjeve të tyre.  “Ka marrë 50 mln euro më shumë se sa këtë vit dhe nuk janë pak për buxhetin tonë. Ka marrë 15 mln euro ekstra...