Rritja e çmimit të sigurimit të makinave, shpërthen Braçe dhe nxjerr faturat: Abuzim ndaj qytetarëve, AMF favorizon kompanitë

Rritja e çmimit të sigurimit të makinave, shpërthen Braçe dhe nxjerr faturat: Abuzim ndaj qytetarëve, AMF favorizon kompanitë

erion brace TIRANË- Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve ka rritur shqetësimin e qytetarëve, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe e ka cilësuar si një abuzim ndaj tyre. Përmes një video-mesazhi, Braçe ka ngritur shqetësimin e qytetarëve, duke theksuar se çdo ditë përballet me ankesat e tyre, pasi këta të fundit po paguajnë çmime më të larta për sigurimin e makinës. Braçe ka bërë publik rastin e një qytetari, i cili i ka dërguar faturën e policës së sigurimit, e cila ishte rritur mbi 20 mijë lekë, edhe pse kishte një vit pa asnjë aksident. Deputeti kujton se kjo është një situatë të cilën ai vetë e kishte paralajmëruar më herët në Kuvend gjatë muajit nëntor. Sipas socialistit, rregullorja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për faktorët e...