Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, si pasojë e luftës së SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin. Në një reagim zyrtar për mediat, Konfindustria kërkon nga qeveria zbatimin sa më të shpejtë të paketës fiskale. “Konfindustria, duke marrë shkak nga thellimi dhe zgjatja e papërcaktuar në kohë e krizës së karburanteve për shkak të luftës në Gjirin Persik, kërkon nga qeveria ndërtimin dhe zbatimin e shpejtë të paketës fiskale lehtësuese të çmimeve në treg.”, thuhet në njoftim. Kështu, Konfindustria kërkon, që paketa e parë fiskale antikrizë të përfshijë të paktën dy shtylla: Së pari, gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga zbatimi i TVSH-së mbi çmimet e rritura të karburanteve krahësimisht me kohën e parakrizës, të rikthehet...