“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në një prej projekteve infrastrukturore në jug të vendit, duke bërë të ditur se ato janë drejt përfundimit. Projekti përfshin ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombino të re që lidh urën ekzistuese në digën e liqenit me lumin Drino. Sipas informacioneve të publikuara, janë realizuar edhe strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, ndërsa është bërë përmirësimi i nyjeve hyrëse dhe dalëse në një segment të ri rrugor që kalon paralelisht me rrugën ekzistuese në anën e lumit. Përfundimi dhe hapja e kësaj rruge pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës, duke rritur kapacitetin mbajtës të rrugës dhe sigurinë për përdoruesit. Gjithashtu, projekti synon të...