Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

Ministria e Brendshme ka nxjerr për konsultim publik 3 projektligje në funksion të administrimit të aseteve të konfiskuara, dhënies fund të ndërtimeve pa leje si dhe forcimit të kontrollit në territorit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat vendore shkrijnë kompetencat në një institucion të vetëm të ri të quajtur Inspektorati Qendror i Territorit, Mjedisit dhe Pyjeve, me varësi qendrore dhe degë rajonale. Qëllimi i të cilit është kontrolli i unifikuar, dhe më efikas ndaj ndërtimeve pa leje. “Me anë të këtij riorganizimi synon rritjen e kapaciteteve inspektuese, profesionalizimin e trupës, rritjen e pavarësisë funksionale si dhe garantimin e një procesi inspektimi të besueshëm, të integritetshëm dhe të mbrojtur nga ndikimet e jashtme. Struktura e re pritet të sigurojë zbatimin e një qasjeje të...