“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror
Deputeti i PS Erion Braçe ka ndarë një video nga trafiku në rrugët e Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ngre shqetësimin se mes gjithë trafikut zyrtarët shtetëror nuk respektojnë radhën, por kalojnë me ndihmën e policisë. Braçe shkruan se “hyrja brutale në mes të radhës është e paligjshme” duke e cilësuar këtë sjellje si të padenjë dhe irrituese për qytetarët që presin në trafik. “Tirana e madhe. Zotërinj udhëheqës, a mund të rrini në radhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Shtetas tuajet janë këta që presin në radhën e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni të barabartë me ta! Kjo hyrja brutale në mes të radhës, në një rrugë me dy korsi, duke shtyrë në cepa e në një anë jashtë saj popullin, është e padenjë, arrogante dhe irrituese; e paligjshme doemos! Dhe...
Burimi:
javanews.al