Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka zbardhur vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e Kryeministrit mbi sqarimin e parimit të balancës së pushteteve, pas vendimit të të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjykata nuk doli me një vendim përfundimtar për rastin, pasi nuk u arrit kuorumi i duhur i votave, ku gjyqtarët u ndanë 4 me 4. Në argumentin e Gjykatës, pezullimi nuk kërkon autorizim paraprak nga Kuvendi dhe nuk përfshihet në garancitë kushtetuese të imunitetit. Sipas Gjykatës, Kushtetuta parashikon qartazi vetëm arrestimin, heqjen e lirisë në çdo formë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës. Gjykata vlerëson gjithashtu se pezullimi nga detyra synon individin dhe jo institucionin. Sipas saj, efektet e kësaj mase nuk përbëjnë,...