Rreth 18 orë seancë plenare! Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare! Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Penal

kuvend TIRANË- Parlamenti ka miratuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar. Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, me 85 vota pro janë miratuar ndryshimet e Kodit Penal. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri i Drejtësisë ka reaguar pas miratimit në Kuvend, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjes së detyrimeve për integrimin europian. “Pas 18 orë seancë plenare miratohet në Kuvendin e Shqipërisë paketa e ndryshimeve në Kodin Penal! Ndryshimet e miratura me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me...