Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!
Në një intervistë në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, avokati Genc Gjokutaj ka folur për marrëdhënien e tij me Ilir Metën, duke sqaruar edhe arsyet që e çuan drejt largimit nga mbrojtja e ish-presidentit. Ai ka theksuar se largimi nuk kishte të bënte me ndonjë konflikt personal, por me ngarkesën e tij profesionale dhe nevojën që Meta të kishte një mbrojtje të plotë ligjore. Ai shpjegon se largimi ishte i domosdoshëm për shkak të angazhimeve të tij të tjera profesionale: “Meta kishte nevojë për një avokat full time. Kjo është arsyeja pse ika. Unë kam mbetur mik me zotin Meta, edhe me fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, por do më vinte keq të rrija formalish pranë tij ndërkohë që ai kishte nevojë reale...
Burimi:
javanews.al