“Robt duhet të puthin Salën, Agronin, ose edhe vetë Ols Dadon, por jo të tjerët se është turp”, ironia e Manjanit për sulmet ndaj Ndrenikës

“Robt duhet të puthin Salën, Agronin, ose edhe vetë Ols Dadon, por jo të tjerët se është turp”, ironia e Manjanit për sulmet ndaj Ndrenikës

Në një postim në rrjete sociale, Ylli Manjani ka ironizuar të gjithë ata që kanë sulmuan aktorin e madh të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika, për përqafimin me kryebashkiakun Erion Veliaj. Postimi i Manjanit: Kioskat e moralistëve në FB i qenkan sulur Robert Ndrenikës, pse ky i fundit puthi Erion Velinë. Thuajse të gjithë moralistët, nga kioskat e tyre elektronike, sugjerojnë që “Roberti të ketë turp që vajti takoi dhe puthi Velinë”… Dmth sipas këtij morali, robt duhet të puthin Salën që të mos kenë turp. Mund të puthet edhe Agroni, ose edhe vetë Ols Dado, por jo të tjerët se është turp. Se mos guxoni të puthni Salianjin ore…! Hej, dreq o punë! Tjetër hall mos paçim! Hajde moral! Urdhnoni, urdhnoni! Është moral...