Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të, Malaj: Procesi finalizohet brenda prillit
Tirana është e vetmja bashki ku në vitin 2023 u rishikuan çmimet e referencave për pasuritë e paluajtshme, ndërsa 60 bashkitë e tjera ende operojnë me çmimet e vitit 2016. Sot rivlerësimi në 60 bashki po bëhet pa pasur në fuqi referencat e reja për pasuritë e patundshme. Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se një grup pune ka marrë përsipër finalizimin e çmimeve të referencës për pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë brenda muajit prill 2026. Ai sqaroi se vonesa lidhet me dallimet midis çmimeve të regjistruara në zyrat e kadastrës fiskale dhe çmimeve që rezultuan nga kontrollet në terren në zyrat imobiliare. “Për shkak të këtyre diferencave, u mblodh grupi i punës për të përcaktuar çmimet reale të...
Burimi:
vizionplus.tv