‘Rilindja është një Meksikë e madhe’, Këlliçi: Kanë vetëm një qëllim, vjedhjen e parave të shqiptarëve

‘Rilindja është një Meksikë e madhe’, Këlliçi: Kanë vetëm një qëllim, vjedhjen e parave të shqiptarëve

Belind Këlliçi gjatë një interviste televizive ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshteti i parë në Evropë”. Sipas tij, Shqipëria sot krahasohet me Meksikën për shkak të karteleve të drogës dhe lidhjeve të qeverisë me trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ai rikujtoi se media e parë që shkroi për “narkoshtetin shqiptar” ishte media amerikane VICE në vitin 2016, duke e lidhur këtë fenomen me mandatin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe “kanabizimin e Shqipërisë”. “Nuk ka qenë PD-ja për herë të parë që ka folur për narkoshtet, por kanë qenë mediat amerikane,” theksoi ai, duke shtuar se Partia Demokratike më pas e ka vërtetuar këtë realitet me akuza, fakte dhe denoncime konkrete. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga...