Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt dhe 2 aktivistëve të ‘Shqipëria Bëhet’

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt dhe 2 aktivistëve të ‘Shqipëria Bëhet’

Prokuroria ka nisur hetimet për Adriatik Lapajn dhe 2 aktivistë të tjerë të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, pas përplasjeve të mbrëmjes së premte me Policinë para Kryeministrisë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ata do të hetohen për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Mbrëmjen e së premtes, Lapaj paralajmëroi rikthimin e çadrave para Kryeministrisë, ku bashkë me aktivistët e tij vendosën një të tillë. Por nuk vonoi dhe dhjetëra efektivë policie shkuan atje, morën çadrën, karriget dhe pankartat që mbanin aktivistët e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Aksioni i Policisë u shoqërua edhe me përplasje mes efektivëve dhe aktivistëve. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr....