“Rifreksimi” i qeverisë i la jashtë kabinetit/ Reagojnë Vengu dhe Spiropali: Privilegj! Përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

“Rifreksimi” i qeverisë i la jashtë kabinetit/ Reagojnë Vengu dhe Spiropali: Privilegj! Përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

pirro vengu-elisa spiropali TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë jashtë kabinetit qeverisës Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun, në kuadër të një riorganizimi të prezantuar ditën e djeshme pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të PS-së. Elisa Spiropali, ish-Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes, nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv. Një ditë pas ndryshimeve, ka ardhur edhe reagimi i tyre.  Ministri në largim, Pirro Vengu mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së dorëzimit të sistemeve raketore Javelin në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr. Në fjalën e tij, Vengu tha se ishte privilegj që të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post. “Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time...