Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” nga Alba Alishani në RTSH 1, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me shtyrjen e një rezolute që lidhet me Gardën Revolucionare të Iranit. Ai nënvizoi se rezolutat zakonisht janë akte konsensuale, të cilat duhet të paraprihen nga diskutime dhe shpjegime të qarta për publikun mbi arsyet dhe rëndësinë e tyre. Në kontekstin aktual ndërkombëtar, Zogaj theksoi se bota po përballet me konflikte asimetrike dhe situata të paprecedenta. “Nuk kishte asnjë arsye për të shtyrë një rezolutë që s’ka asnjë lloj urgjence kur Garda Revolucionare e Iranit ka vite që është një organizat de facto terroriste në forma të tjera Shqipëria apo vende të tjera të botës e kanë thënë gjithmonë djalli është i zi dhe...
Burimi:
javanews.al