Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, nën drejtimin e kryetares Ina Zhupa, zhvilloi sot një seancë dëgjimore për shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin “Për librin në Republikën e Shqipërisë”. Në qendër të diskutimeve ishte përshtatja e legjislacionit me epokën digjitale dhe mbështetja financiare për autorët shqiptarë. Kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, theksoi para deputetëve se ligji aktual i vitit 2006, pavarësisht ndërhyrjeve të mëparshme, ka mbetur pas zhvillimeve teknologjike. Sipas tij, projektligji i ri sjell një strukturë të plotë rregullatore për librin digjital (e-book). “Projektligji i ri ka për qëllim rritjen e nivelit të leximit, mbështetjen e qëndrueshme për operatorët dhe botuesit, si dhe përmirësimin e aksesit në libra për personat me aftësi të kufizuara,” u shpreh Ymeri. Ai sqaroi se ndryshimet nuk krijojnë...