Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google, duke i cilësuar ato si pjesë e një “sulmi të organizuar” ndaj sipërmarrjeve turistike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se çështja ka arritur deri te autoritetet më të larta të Google, të cilat, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar në rikthimin e vlerësimeve të bizneseve të prekura. Sipas kryeministrit, persona të lidhur me ‘protestën e flamingove’ kanë hapur rreth 10 mijë llogari të reja në Google, me qëllim publikimin masiv të vlerësimeve negative ndaj hoteleve, bujtinave dhe restoranteve, duke dëmtuar reputacionin e tyre. Ai e cilësoi këtë veprim si një “sulm kriminal” ndaj sipërmarrjes. Rama përdori tone të ashpra ndaj organizatorëve...