Rënia e liderit global dhe ngritja e Sanço Panço-s së Surrelit
Nga Agim Nesho Takimi në Bordin e Paqes në Uashington, i cili u propagandua si një arritje diplomatike e Ramës, nuk ishte gjë tjetër veçse përfundimi i ciklit të tij si një lider global, një rol i vetë-ofruar prej tij për të justifikuar pushtetin e korruptuar në Tiranë. E filloi duke prishur akset strategjike të orientimit të politikës së jashtme Shqiptare duke pranuar vasalitetin ndaj Ankarasë, deri në huazimin e doktrinës së politikës së jashtme të Turqisë ‘zero probleme me fqinjët’. Kërkoi nga Turqia që ai të ishte negociator i normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Greqi, por u refuzua plotësisht nga diplomacia greke; krijoi me Vuçiç mini-shengenin Ballkanik (Ballkani i Hapur) duke mohuar Kosovën dhe marrë si shpërblim titullin ‘lider global’; mori përsipër rolin e liderit që...
Burimi:
sot.com.al