Rehabilitimi i sheshit ‘Nënë Tereza’, vendimi i Qeverisë: Do ndërtohet Muze Arkeologjik dhe parkim nëntokësor
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, vendosi që Fondi Shqiptar i Zhvillimit të jetë autoriteti kontraktor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, lidhur me projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”. Në projekt përfshihet ndërtimi i një Muzeu Arkeologjik nëntokësor dhe parkimi nëntokësor. Sipas vendimit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të kryejë të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës. LEXO EDHE:VKM/ Qeveria merr vendimin, pagat e policëve, ushtrisë dhe mësuesve indeksohen me 2.5%Gjithashtu, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të bëjë paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike...
Burimi:
sot.com.al