‘Refuzoni këto pseudo media banale’/ Këlliçi: Po shpërndajnë fake news kundër PD-së dhe protestës qytetare
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj, sipas tij, përpjekjeve të disa mediave dhe portaleve për të krijuar perceptimin se Partia Demokratike po synon të marrë drejtimin e protestës qytetare që po zhvillohet kundër qeverisë. Këlliçi i cilësoi këto raportime si spekulime dhe lajme të rreme, të cilat synojnë të përçajnë protestuesit dhe të zbehin mesazhin e revoltës qytetare. Sipas tij, demokratët janë pjesë e protestës si qytetarë të këtij vendi, me të njëjtat shqetësime dhe kërkesa si pjesa tjetër e pjesëmarrësve. Këlliçi theksoi se askush në Partinë Demokratike nuk pretendon apo kërkon rol drejtues në organizimin dhe vendimmarrjen e protestës, ndërsa akuzoi qeverinë dhe mediat pranë saj se po zhvillojnë një fushatë dezinformimi për të dobësuar...
Burimi:
syri.net