Refuzimi i Shehajt për të lënë sallën e Parlamentit pas përjashtimit, drejtuesja e seancës mbyll punimet e Kuvendit

Refuzimi i Shehajt për të lënë sallën e Parlamentit pas përjashtimit, drejtuesja e seancës mbyll punimet e Kuvendit

Drejtuesja e seancës së sotme plenare vendosi të mbyllë punimet e Kuvendit rreth 3 orësh e gjysmë pasi ishte mbledhur. Shkak i mbylljes së seancës ishte kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili nuk pranoi të largohej nga salla pasi u përjashtua. Pas përplasjeve verbale me deputetët e Partisë Socialiste dhe bllokimin e foltores, Shehaj u përjashtua nga seanca, por refuzoi të linte sallën edhe pas kërkesës së drejtuese së seancës. Top Channel