Reformimi i shërbimit onkologjik, ministrja Sala: Do të ngrihet qendra për trajtimin e kancerit të gjirit pranë QSUT!
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, në një konferencë për shtyp ka prezantuar prioritetet për reformimin e shërbimit onkologjik në nivel kombëtar. Ministrja ka njoftuar krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetit Kombëtar të Tumoreve, ndërsa ka paralajmëruar analizë të plotë të situatës aktuale “Brenda vitit përfundon rikualifikimi i 6 punkteve rajonale dhe po punohet edhe për rikualifikimin e 6 punkteve të tjera si dhe instalohet Akseleratori 3 Linear në Shërbimin Onkologjik”, u shpreh ministrja teksa shtoi se pritet një zgjerim i bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për PET scan. Ministrja Sala ka njoftuar gjithashtu për një vendim të marrë ditën e djeshme në QSUT, për ngritjen e qendrës së gjirit, trajtim me qendra miltidimensionale për pacientit e prekur nga kanceri i gjirit....
Burimi:
sot.com.al