Reforma Zgjedhore, zbardhet projektligji i “Financimit të partive politike”
Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të shqyrtojë nesër projektligjin e ri “Për Financimin e Partive Politike”, i cili synon të rregullojë kushtet e financimit, transparencën dhe kontrollin e të ardhurave e shpenzimeve të subjekteve politike në Republikën e Shqipërisë. Ky projektligj propozon rregulla strikte për burimet e lejuara dhe të ndaluara të financimit, si dhe një formulë të re për shpërndarjen e fondeve publike. Burimet e financimit sipas Nenit 6 Sipas nenit 6 të këtij projektligji, burimet financiare dhe materiale të partive politike do të kufizohen në pesë kategori kryesore: Kuotat e anëtarësisë të paguara nga anëtarët e partisë. Dhurimet në vlerë monetare, në natyrë ose shërbime. Financimi nga Buxheti i Shtetit. Huatë ose kreditë e marra në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të ardhura...
Burimi:
opinion.al