Reforma në drejtësi/ Analisti: Përplasjet me qeverinë do të thellohen

Reforma në drejtësi/ Analisti: Përplasjet me qeverinë do të thellohen

I ftuar në nje studio televizive, analisti Leonard Olli komentoi përplasjen në rritje mes qeverisë dhe organeve të drejtësisë, duke theksuar se ky konflikt pritet të dëmtojë rëndë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste. Sipas Ollit, ndryshimi i qëndrimit të Ramës ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë e ka treguar qartë se ai nuk është më mbështetës i pa rezervë i reformës në drejtësi — një kusht kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ky qëndrim e çori maskën e njeriut i cili pretendonte të ishte mbështetës i flaktë i reformës”, tha Olli, duke shtuar se beteja me drejtësinë nuk do të jetë e lehtë për t’u menaxhuar nga qeveria. Analisti nënvizoi se qëndrimi “on block” i Partisë Socialiste, si në rastin...