Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot pikat kryesore të reformës së inspektimit, duke theksuar rëndësinë e punës paraprake për krijimin e bazës ligjore që do të mundësojë arritjen e objektivave të reformës. Sipas ministres, qëllimi i reformës është arritja e disa objektivave kyçe, sikurse konsolidimi i inspektorateve për një strukturë më efikase dhe koherente; thjeshtimi i procedurave të inspektimit për të reduktuar kompleksitetin dhe burokracinë; rritja e transparencës në të gjitha procedurat e inspektimit; rritja e kapaciteteve të inspektorëve, për të garantuar profesionalizëm dhe efikasitet; ulja e konfliktit të interesit, përmes ndarjes së ankesave dhe ankimimeve të gjobave nga inspektoratet që i vendosin ato; si dhe kryerja e inspektimit përmes modulit të riskut, për të targetuar prioritetet reale dhe për të shmangur...
Burimi:
javanews.al