Raporti për Ballukun shkakton debate në Kuvend, Balla-Bardhit: Mos gënje në muaj Ramazani
Imuniteti i zëvendëskryeministres në largim, Belinda Balluku solli debate në seancën e sotme plenare. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po zvarrit çështjen duke mos dorëzuar raportin për Ballukun, ndërsa PD ditën e hënë dorëzoi në Kuvend raportin e pesë anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, duke kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe theksoi se rregullorja e Kuvendit lejon dy javë kohë për hartimin e raportit, duke mohuar akuzat për zvarritje. Gazment Bardhi: Sipas rregullores, ju zoti kryetar jeni të detyruar ta përfshini raportin për...
Burimi:
vizionplus.tv