Raporti i PE/ Berisha: Vota e plaçkitur ka marrë ndëshkimin më epror në tempullin e demokracisë evropiane

Raporti i PE/ Berisha: Vota e plaçkitur ka marrë ndëshkimin më epror në tempullin e demokracisë evropiane

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te Raporti i Parlamentit Evropian i miratuara këtë të martë, 5 maj në Bruksel, ku tha se vota e plaçkitur ka marrë ndëshkimin më epror në tempullin e demokracisë evropiane. Në fjalën para deputetëve në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se raporti thekson shqetësimet e lidhura me fushën e pabarabartë, keqpërdorimin e burimeve të administratës, shuarjen e vijës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave të partisë, duke konfirmuar sipas tij, partinë-shtet. ‘Raporti rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e rrjetit kushtetues të përcaktuar që të sigurojë funksionimin e mirë të institucioneve demokratike, por thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret strikt në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës dhe procedurat e vendosura ligjore pa...