Raporti i inteligjencës italiane/ Kepi: Ngre alarmin për fuqizimin e mafies shqiptare në Itali dhe Ballkan
Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Arnold Kariqi, gazetarja Alba Kepi ka zbardhur detaje nga raporti i fundit i inteligjencës italiane, i prezantuar në parlamentin italian. Sipas saj, dokumenti përmbledh analizat dhe të dhënat e departamenteve antimafia, antidrogë, antiterrorizëm dhe strukturave të sigurisë kombëtare, duke ofruar një panoramë të përgjithshme mbi kërcënimet aktuale ndaj sigurisë. Sipas Kepit, raporti merr rëndësi të veçantë në kontekstin e situatës së re gjeopolitike dhe planit të ri të sigurisë që Italia ka ndërmarrë. Një kapitull i posaçëm i kushtohet Ballkanit Perëndimor, ku theksohet roli dinamik dhe i rrezikshëm i krimit shqiptar në territorin italian dhe në rajon. Po ashtu, aty nënvizohet shtrirja e gjerë e organizatave kriminale shqiptare, përfshirjen në trafikun e drogës dhe armëve, si dhe...
Burimi:
syri.net