“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për protestën

“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për protestën

Pak orë para protestës kombëtare të thirrur nga opozita, kryetari i PD-së, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për shtyp për të bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe. Ai tha se sot vendi është në një nga momentet e tij më kritike. “Pak orë na ndajnë nga uragani i madh i shpresës dhe fitores së opozitës dhe kombit shqiptar. Unë erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen time si shqiptari-shqiptarit, si qytetari-qytetarit, të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë tonë”, deklaroi Berisha. Kreu i PD-së nuk la pa komentuar edhe takimin informal të një dite më parë në Bruksel të kryeministrit Rama me Presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Kosta. “Sot në Bruksel...