“Ramaduro nuk lejon arrestimin e Ballukut”/ Berisha nga Strasburgu: Narko-shteti dhe krimi, shndërrohen në vota

“Ramaduro nuk lejon arrestimin e Ballukut”/ Berisha nga Strasburgu: Narko-shteti dhe krimi, shndërrohen në vota

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, foli në Strasburg në takimin e përvitshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek manipulimi i zgjedhjeve dhe tek pengimi që po i bën Edi Rama drejtësisë në rastin e Belinda Ballukut. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt. Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se...