Rama viziton bashkinë Durrës, takohet me banorët që preken nga projekti “TID”

Rama viziton bashkinë Durrës, takohet me banorët që preken nga projekti “TID”

Protestat e banorëve të Durrësit, të cilët preken nga projekti TID, vunë në lëvizje kryeministrin Edi Rama. Këtë të shtunë, kreu i qeverisë mbërriti në Bashkinë e qytetit bregdetar, teksa priti për një bashkëbisedim protestuesit, të cilët ishin jo pak të revoltuar. Në takimin e mbajtur në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ishin të pranishëm rreth 30 banorë, ndërsa shumë të tjerë, të shoqëruar edhe nga eksponentë të partive opozitare, qëndruan për mbi dy orë në shesh, ku nuk mungonin pankartat ku shkruhej: “Larg duart nga pronat tona”. Në përfundim të takimit, kryeministri u prit me thirrjet ‘Rama ik’ nga disa prej të pranishmëve në shesh, të cilët u shoqëruan në polici nga forcat e rendit. Pas takimit, për mediat kryeministri shpjegoi se ka...