Rama vijon analizën me ministrat, takim edhe me kreun e grupit të  PS pas prezantimit të draftit për referendumet

Rama vijon analizën me ministrat, takim edhe me kreun e grupit të PS pas prezantimit të draftit për referendumet

Kryeministri Edi Rama vijon dhe kë të mërkurë analizën me ministritë. Në vilën qeveritare 30, takimi nisi me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj si dhe drejtuesit e institucioneve që janë në varësinë e saj. Prej orës 10:00, në mbledhje është diskutuar rreth punës së bërë nga dikasteri si dhe prioritetet për periudhën e ardhshme. Më herët, kreu i qeverisë zhvilloi një takim në kryeministri edhe me kreun e grupit Taulant Balla, një ditë kjo pas prezantimit të draftligjit për referendumet. Pjesë e takimit ishin dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo si dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Një ditë më parë po në vilën qeveritare, Rama takoi ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë. Fokusi ishte tek puna e...