“Rama u përpoq të bënte grusht shteti, por ne e ndaluam”/ Berisha në protestë: Ta shpallim armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

“Rama u përpoq të bënte grusht shteti, por ne e ndaluam”/ Berisha në protestë: Ta shpallim armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Në fjalën e tij në podium, lideri i PD-së, Sali Berisha u shpreh se në protestën e kaluar u ndal grushti i shtetit që sipas tij, Edi Rama po përgatiste, duke shtuar se ai duhet shpallur armiku më i rrezikshëm i vendit. “Të dashur miq, zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushtet ndër më alarmantet. Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Ndaj duhet ta mbyllim këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme më kurrë. Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar të përsërisin atë....