Rama tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një mesazh në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë bën me dije se gjatë këtij takimi është zhvilluar një dëgjesë institucionale me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, ku është diskutuar ecuria e reformës në kadastër, një nga proceset kyçe për administrimin e pronave në vend. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe reforma administrative territoriale, ku është bashkëbiseduar me kryetarin e komisionit përkatës mbi skenarët e mundshëm të kësaj reforme. Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe kalendari kombëtar i aktiviteteve, si dhe përmbajtja e takimeve të titulluara “Punët e Shqipërisë”, që sipas Ramës synojnë angazhimin më të gjerë publik....
Burimi:
opinion.al