Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda e nisën vizitën tre ditore në Izrael duke vizituar vendin ku në 7 Tetor 2023, gjatë festivalit Nova, Hamasi ku u vranë 370 persona e shumë të tjerë u morën peng. “Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë” shkruan kryeministri Edi Rama duke theksuar:  “Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes“. Kryeministri Rama po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimimes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp. Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrit...