Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrat në Vilën 30, në kuadër të analizës së punës dhe raportimeve periodike të kabinetit qeveritar. Ky takim është pjesë e mbledhjeve rutinë që kreu i maxhorancës zhvillon me anëtarët e qeverisë, me fokus vlerësimin e performancës dhe koordinimin e mëtejshëm të punës. Gazetarja Denada Shkodrana raporton se takimi ka nisur rreth orës 9 të mëngjesit, ku ministri i Brendshëm, Besfort Llamari, ishte i pari që mbërriti në Vilë e më pas ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, së bashku me përfaqësues të kabinetit të tij. Sipas gazetares, dy ministrat e lartëpërmendur do të raportojnë sot në takimin me kryeministrin Edi Rama. Takimi i ministrit Llamari lidhet edhe me zhvillimet në Ministrinë e Brendshme, ku pritet të...