“Rama si Enveri”, Berisha: Të bashkohemi me 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës

“Rama si Enveri”, Berisha: Të bashkohemi me 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të protestojnë në 10 shkurt kundër qeevrisë së Edi Ramës. Sipas tij, qytetarët duhet të bashkohen për t’i dhënë një mësim të merituar narkokracisë së Tiranës, të drejtuar nga Edi Rama. ‘Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver Hoxhës, ky është diktatori i drogës i shqiptarëve. Ndaj dhe shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fatin që i rezervuan diktatorit gjakësor’, tha Berisha. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Miq, zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi ne. Ftoj çdo shqiptar që beson tek Shqipëria, që beson se vendi...