Rama: Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përballëm me sulme kibernetike

Rama: Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përballëm me sulme kibernetike

Në vijim të fjalës së tij mbi historinë e strehimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vendimi i Shqipërisë për të strehuar mijëra shtetas iranianë, duke theksuar se ky veprim është shoqëruar me rreziqe serioze për vendin Rama deklaroi se Shqipëria i ka ofruar strehim dhe mbrojtje edhe kombeve të tjera në nevojë, duke përmendur rastin e iranianëve, të cilët sipas tij, u bënë shkak për sulme të ashpra kibernetike që rrezikuan infrastrukturën digjitale të vendit. Ai theksoi se strehimi i personave që ndodhen në rrezik nuk është një vendim pa pasoja, por një akt që shpesh shoqërohet me kosto dhe rreziqe të larta. Sipas kryeministrit, Shqipëria i ka rezistuar sulmeve kibernetike që, siç u shpreh ai,...