Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Sot dhe nesër, kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdańsk të Polonisë, Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit. Rama do të pritet nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konferencës, ku më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse...
Burimi:
opinion.al