Rama shkarkon Gazhelin nga posti i Drejtorit të Doganës, emëron edhe zëvendësuesin

Rama shkarkon Gazhelin nga posti i Drejtorit të Doganës, emëron edhe zëvendësuesin

Gent Gazheli është larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, post i mbajtur prej tij për 5 vite. Vendimi për largimin e tij u firmos këtë të mërkurë, 28 janar në mbledhjen e qeverisë. Në vend të Gazhelit, së cilit tashmë i është ofruar posti i zëvendësministrit të Mjedisit, është emëruar Besmir Beja, i cili më herët ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Në njoftimin e qeverisë, theksohet gjithashtu se vendin e Bejës do ta zërë Gentian Kerri, duke u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Njoftim për Mediat Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave...