Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Mbahet sot, 11 shkurt, eventi “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”. Po prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se në dekadën e fundit “ka pasur një transformim rrënjësor të sistemit të mbështetjes dhe shërbimeve sociale”. Më tej, u ndal te një “mal borxhesh” që sipas tij gjeti qeveria e të cilat duhet t’i shlyente. Megjithatë, paralelisht me këtë, kreu i qeverisë shtoi se “u desh një punë e madhe dhe risia vendimtare e procesit ishte shtrirja në nivel vendor”....