Rama: Rrugëtimi drejt BE, historik! Procesi siguron luftën ndaj korrupsionit, transformon shtetin e institucionet
Lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e drejtësisë janë çështje thelbësore sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se duhet një rritje e standardeve te institucionet e drejtësisë si dhe avancim në fushën e prokurimit publik. “Në procesin e konsolidimit duhet të rrisin profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve. Ky proces siguron luftën kundër korrupsionit, jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin midis institucioneve të drejtësisë, por edhe në frontin e modernizimit, të transformimit institucional dhe të realizimit të një kapaciteti të të gjithë shtetit për ta parandaluar që të zhvillohet në hapësira gri ose në mungesë të kanaleve të sigurta institucionale”, tha Rama. Duke e cilësuar një proces të...
Burimi:
vizionplus.tv