Rama reagon ndaj Shehajt dhe Kaprit: Kushedi si rrotullohet në varr Mit’hat Frashëri me këta karagjozë
Gjatë votimit të amnistisë penale në Kuvend, dy deputetë e opozitës, kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri, bllokuan foltoren. Shkak u bë prania e kreut të qeverisë Edi Rama në seancën plenare, i cili mbërriti pak para orës 18:30, kur ishte parashikuar të votohej amnistia penale. Me thirrjet e protestuesve “Rama jep dorëheqjen”, Shehu dhe Kapri i kërkuan Ramës që të largohej nga posti. Sakaq nuk vonoi shumë dhe kreu i qeverisë ndau një reagim në rrjetet sociale, ku ndan edhe videon e përplasjes në Kuvend me dy deputetët e opozitës. “Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës. Natën natën, dhe shijojeni me kë ju do qejfi nëpër Tiranën e...
Burimi:
javanews.al