Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria është ngjitur vendin e nëntë në renditjen për sigurinë kibernetike sipas National Cyber Security Index për vitin 2026. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. “Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, shkruan Rama në Facebook. Që prej vitit 2023, kur ndodhej në vendin e 54, Shqipëria ka shënuar rritje domethënëse në renditjen globale të sigurisë kibernetike. Një vit më parë, Shqipëria qëndronte në vendin e 15.