Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, duke e cilësuar atë një investim të rëndësishëm për arsimin e lartë. Sipas kryeministrit, investimi i Ministrisë së Arsimit synon përmirësimin e infrastrukturës universitare dhe krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe stafin akademik. Fakulteti i ri ofron ambiente moderne dhe kapacitete të zgjeruara për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteteve akademike. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik, ju uroj...
Burimi:
javanews.al