Rama pritet në Izrael nga Kryeministri Benjamin Netanyahu
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem, Izrael, e cila ka nisur më 25 janar dhe do të përfundojë të martën, më 27 janar. Vizita zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Gjatë qëndrimit, Rama është pritur nga homologu i tij izraelit, Benjamin Netanjahu, me të cilin pritet të zhvillojë edhe një konferencë për shtyp. Ngjarja kryesore e ditës është fjalimi i tij historik në seancën plenare të Knessetit, i cili do të nisë në orën 16:15. Ky fjalim është i parashikuar nga protokolli i veçantë i Knessetit, që i rezervon një hapësirë të dedikuar disa udhëheqësve të zgjedhur, ku më parë ka folur edhe presidenti amerikan Donald Trump. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv